A preferojmë dhimbjen në vend të pasigurisë?

Po. Të diturit me siguri se në të ardhmen ne do të përballemi me një dhimbje është më e durueshme, se sa dyshimi që do të ndodhë. Ka qenë ky rezultati i një studimi nga University College në Londër, që ka analizuar reagimet e 45 vullnetarëve ndaj një situate të pakëndshme, aktuale ose të mundshme, shkruan Bota.al.

Në një simulim kompjuterik, atyre iu kërkua të gjenin, nëse nën një seri shkëmbinjsh ishte fshehur një gjarpër. Kur personat e gjenin zvarranikun, ata merrnin një goditje elektrike në pjesën e pasme të dorës.

Studiuesit më pas masnin nivelet e stresit të shprehur nga vullnetarët përmes shenjave të dallueshme fizike (lëvizja e syve, djersitja e duarve etj).

Rezultati: vuajtja ishte më e madhe në fazën e pasigurisë apo pavendosmërisë, por ishte më e ulët kur e kishin të qartë që do e merrnin goditjen elektroike, madje edhe gjatë saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button