Gashi: Bashkëpunimi me BDI-në në Qeveri do të jetë i vështirë

Jemi të zhgënjyer edhe ne edhe qytetarët nga ndarja e Besës, por nëse tregojmë rezultate me punën tonë në Qeveri, Besa do të jetë zgjedhja e parë për shqiptarët, tha Afrim Gashi në një intervistë për Radio Evropën e Lirë. Ai shtoi se bashkëpunimi me BDI-në në Qeveri do të jetë i vështirë dhe shpreson se partia e tyre në Kuvend do të rritet, transmeton Portalb.mk.

“Duhet të presim që Besa të vazhdojë të flet dhe të punojë siç ka punuar tre-katër vitet e fundit. Do të përpiqemi për vlera të larta profesionale, për punë, për barazi ndaj të gjithëve, të mos bëhet diskriminim. Ministri në Qeveri duhet të jetë ministër i të gjithë qytetarëve. Na është besuar Ministria e Kulturës dhe do të përpiqemi që njerëzit tanë do të përfshihen, të punojnë për të mirën e qytetarëve”, thotë Gashi në intervistë.

“Ne duam që grupi ynë parlamentar të rritet. Jemi të hapur për të gjithë deputetët të cilët mendojnë dhe besojnë në parimet tona që i kemi reklamuar publikisht”, tha Gashi.

Për bashkëpunimin me BDI-në, Gashi tha se nuk është shumë optimist.

“Do të jetë shumë vështirë. Besojmë se do të bëjnë gjithçka për të na penguar. Megjithatë, ky është paragjykimi im, do të doja që çdokush ta bëjë punën e vetë”, tha Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button