Emoji, pse Google e hoqi vezën nga sallata?

Pas debatit online vjeshtën e shkuar për emoji e hamburgerit dhe vendosja e rregullt e përbërësve, një tjetër diskutim nisi, dhe këtë herë për emoji-n e sallatës. Në qendër është gjithnjë Google që ka bërë të ditur se ka hequr vezën nga sallata, më sistemin e ri operativ Android P.

Një menaxhere e Google, Jennifer Daniel, ka postuar foto të sallatës së re pa vezë. “Flitet shumë për diversitetin në Google, kështu që nëse keni nevojë për prova se Google e ka prioritet, ju kërkoj vëmendjen mbi emoji-n e sallatës. Hoqëm vezën, për ta bërë sallatën më të pranueshme për vegjetarianët.”

Postimi ka marrë 2 mijë komente. Ndërsa Unicode, konsorciumi që merret me standardizimin e emoji, shkruan: “Përshëndetje mishngrënës, vegjetarianë dhe gjithçka tjetër. Dua t’ju sqaroj se objektivi është ridizejnimi i emoji të sallatës dhe krijimi i një imazhi më besnik ndaj përshkrimeve të Unicode”./TCh/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button