Qytetarët nderuan legjendën Vokrri përmes ndezjes së qirinjve

Me fillim nga ora 21:00 u paralajmërua një aktivitet për të nderuar veprën e Fadil Vokrrit përmes ndezjes së qirinjve para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku u mblodhën disa dhjetëra qytetarë, njofton Koha.net.

Ata ndezën qirinj dhe i shprehën ngushëllime familjarëve e kolegëve të të ndjerit Fadil Vokrri.

*********************************************************************

Nisin të mblidhen qytetarë para Teatrit për të kujtuar Fadil Vokrrin

Para Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë nisur të mblidhen qytetarë të cilët po ndezin qirinj për të kujtuar Fadil Vokrrin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili vdiq sot në mëngjes nga një sulm në zemër.

Të pranishëm janë zyrtarë të FFK-së, fytyra politike e qytetarë të thjeshtë që kanë dalë për të nderuar veprën e Vokrrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button