Pasi ra nga lartësia dhe ngeci mes dy mureve, maces i ‘mbetën edhe tetë jetë’ (FOTO)

Zjarrfikësit në South Yorkshire, e kanë shpëtuar një mace të vogël, që ra prej gjashtë metrave dhe ngeci mes hapësirës së ngushtë ndërmjet dy mureve.

Ende nuk dihet se sa ka qëndruar aty, pasi ra në rrethana të paqarta, ndërsa intervenimi nisi kur kalimtarët e rastit e dëgjuan duke mjaullitur, transmeton Telegrafi.

“I shkoi një jetë, por i ka edhe tetë të tjera” shkruan në raportin e njësitit, që u desh të thyenin një pjesë të murit për ta nxjerrë përjashta.

Megjithëse ka gjendje të lodhur, macja gëzon shëndet të plotë pasi nuk ka marrë ndonjë lëndim, ndërsa së shpejti pritet të lirohet prej veterinerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button