Çështja e emrit: afati kah fundi, kryeministri Zaev u ikë pyetjeve të gazetarëve

Sot skadon afati, 9 qershori, që qarkullon në mediat e Maqedonisë, si datë që u caktua nga SHBA-të për të publikuar vendimin për procesin e zgjidhjes së emrit Maqedoni – Greqi. Por sot, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një ngjarje, dy herë u ka ikur pyetjeve të gazetarëve, njofton Portalb.mk.

Herën e parë ai nuk u ndal fare, duke mos pranuar të japë asnjë deklaratë para mediave.

Herën e dytë, në përfundim të ngjarjes, në dalje të objektit, sigurimi i Zaevit nuk i ka lejuar gazetarët as të afrohen.

Përndryshe, përpjekjet e gazetarëve u bënë, që të merret përgjigje në lidhje me titujt gazetaresk, ku thuhet se ka dështuar procesi i zgjidhjes së emrit Maqedoni  – Greqi, për të cilat nga Qeveria e Maqedonisë deklaruan se janë spekulime dhe nuk kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes.

Qeveria: Spekulimet për bisedimet nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes

Osmani: Ka edhe të atillë që gëzohen nëse nuk zgjidhet çështja e emrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button