Meta: Të bashkëpunojmë për negociatat, larg frymës së konfliktit

Kreu i shtetit Ilir Meta i pyetur në bashkinë e Pustecit për tre vendet skeptike për negociatat, tha se duhet të angazhohemi në mënyrë bashkëpunuese.

“Duhet të angazhohemi në mënyrë bashkëpunuese, të qëndrojmë larg frymës së konfliktit”, ka thënë ai.

Meta ka çelur sezonin turistik në zonën e Pustecit, dhe liqenin e Prespës, bashkë me autoritetet vendore.

Ai premtoi se disa ditë të pushimeve të tij verore do i bëj në liqenin e mrekullueshëm të Prespës, duke theksuar see më përparësi ka zhvillimi dhe promovimi i turizmit në këto zona.

“Ftoj turistet te shijojnë bukuritë perrallore e te pakonkurrueshme te kesaj zone, mikpritjen e jashtezakonshme dhe gatimet tradicionale te zones. Duke ruajtur identitetin, traditat dhe vlerat e shkëlqyera të minoritetet maqedonas, Bashkia e Pustecit mund të shndërrohet në njërën nga bashkitë më të begata të vendit. Me përparësi zhvillimi dhe promovimi i turizmit”, tha Meta.

I shoqëruar nga autoritetet vendore ai vizitoi Kishën e Shen Mhillit në Pustec dhe ishullin e Maligradit.

“Kjo perlë e natyrës, destinacion atraktiv i turizmit, që duhet vizituar”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button