Në nderim të Fadil Vokrrit, nesër ditë zie në Kosovë

Në nderim të legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit që ndërroi jetë sot, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie për nesër, njofton Portalb.mk.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit, i cili sot ndërroi jetë. Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në kumtesën e Presidencës së Kosovës.

Ndërron jetë Fadil Vokrri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button