U shpall “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, Rexhep Qosja: Duam të arrijmë tek bashkimi Shqipërisë dhe Kosovës

Akademiku Rexhep Qosja është shpallur  “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Malësisë së Madhe.

Titulli është akorduar me motivacionin “Per vlera dhe arritje te larta ne fushen letrare, intelektuale dhe per kontributin e tij ne çeshtjen kombetare dhe per Kosoven e Pavarur”.

Qosja tha se ndihet i nderuar për kërë vlerësim edhe për një fakt të veçantë pasi siç tha ai gjithë lugina e Plavës dhe Gucisë janë rritur duke dëgjuar fjalën Shkodër.

Akademiku theksoi se “Duam të arrijmë tek bashkimi Shqipërise dhe Kosovës”.

“Faleminderit  per nderimin qe me keni bere. Jam i nderuar dhe eshte nderim i veçante per mua qe me prek mendjen dhe shpirtin. E gjithe lugina e Plaves dhe Gucise jemi rritur duke degjuar fjalen Shkoder.

Se si ishte Shkodra, se si gezoheshin ato, na flisnin baballaret per Shkodren sepse aty dhe ne rrethina kishin kaluar vitet me te paharruara te jetes pas pushtimit. Na flisnin per nje varg vendesh qe une si femije i degjoja.

Shkodra ishte gjithnje ne mendjen e babait tim, aty kishte varret e disa familjareve te cilet i vizitoi vetem dy here.

Po aq shpesh na flisnin edhe per Malesine e Madhe, kishim çdo dite parasysh vendet e bukura.

Mendonin bjeshket e zbardhura nga bora, kodra e kodrinat e gjelberta, luginat e pushtuara nga shelgjet, burimet e lumenjve dhe duke mbledhur dredheza, boronica e tjera. Keshtu e shihnim Malësinë e Madhe ne.

Kemi degjuar kenge kreshnikesh, rrefime e legjenda ku protagonistë ishin malesoret e ndonjehere edhe ndonje malësore.

Fjalet e ndritura te Malesise perbenin themelin e edukimit te brezave, kurre nuk degjohej pasuria. Malesia e Madhe e adhuronte pasurine me te madhe qe eshte pasuria lendore, shpirterore dhe te gjitha keto jane shume pak çfare ka Malesia jone e Madhe, jo veç e madhe por edhe me shpirt e madhe. Nje nga te veçantat eshte edhe gjuha e Malësisë së Madhe.

Gjuhtaret e quajne gjuhe e fshehur, e pasur dhe e figurshme dhe per tu marre vesh duhet te kerkosh ne te dhe ta gjesh fshehtesine, eshte e jashtezakonshme per artin, letersine dhe filozofine.

Koha ne te cilen jetojme, ka sjelle te keqijat dhe te mirat e veta. Eshte kohe qe nuk e percaktojne me virtytet por interesat. Nuk mund te mos mendojme per gjendjen shoqerore dhe politike.

Te veçantat e Malesise se Madhe sikur na ftojne te gjithe qe ti degjojme ato qe po behen ne politiken tone, po behen vepra qe na çojne perpara por edhe veprime me te cilat nuk i sherbehet gjerave historike qe na solli fundi i shekullit XX. Per te arritur atje ku deshirojme eshte se duhet te caktojne se ku duam te mberrijme. 

Duhen prere rrugicat ku na çojne ku s’duhet ne interesa vetjake. Per te arritur atje ku deshiron numri me i madh i shqiptareve duhet te heqim dore nga fedualizmat.

Duhet te heqim dore nga lokalizmat e krahinizmave qe na humbin shume kohe historike. Kombi shqiptar duhet te bashkoje fuqite mendore dhe kombi shqiptar deshiron te arrije atje ku kombit shqiptar i jane bere padrejtesite me te medha.

Deshirojme te arrijme tek bashkimi i Shqiperisë dhe Kosoves per mirerritjen e brezave te ri ku do te sendertohet te gjitha te drejtat e qytetareve dhe ata do kene dinjitete te barabarta”, tha Qosja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button