Qeveria: Spekulimet për bisedimet nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes

Qeveria e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes që i mbron dhe përforcon dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve të Maqedonisë. Spekulimet në këto çaste të ndjeshme nuk mund të ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi strategjik me interes kombëtar, thonë nga Qeveria e Maqedonisë në lidhje me spekulimet nga mediat rajonale për dështimin e bisedimeve për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Më e rëndësishme është të arrihet zgjidhje cilësore dhe e pranueshme për të dyja palët, zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme. Miqësia e ndërtuar mes dy shteteve është depozitë e madhe për ardhmëri të përbashkët, ndërsa bashkëpunimi në të ardhmen vetëm do të shtohet. Qeveria e Maqedonisë mbetet fuqishëm e përkushtuar në realizimin e qëllimeve strategjike, anëtarësinë në BE dhe NATO, ndërsa është e qartë se për arritjen e tyre është e detyrueshme të tejkalohet kontesti i emrit me Greqinë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button