“Mond”: Vendet e BE-së duan të hapin kampe emigruese për Ballkanin

Në Samitin në Sofje liderët e vendeve anëtare të BE-së kanë biseduar për mundësinë për hapjen e kampeve migruese në shtetet e rajonit ballkanik, me çka do t’i parandalonte refugjatët dhe emigrantët të hyjnë në territorin e Unionit, publikoi në numrin e sotëm  gazeta franceze “Mond”.

Ideja, sipas gazetës, rrjedh nga Danimarka dhe Austria, dy vende të cilat kanë  qeveri euroskeptike dhe antimigruese. Më 5 qershor,  kryeministri i Danimarkës, Lars Loke Rasmusen njoftoi se është në biseda me homologun austriak Sebastian Kurc, vendi i të cilit më 1 korrik e ndërmer kryesimin me Unionin, për krijimin e sistemit të ri për azil në BE, pika qendrore e të cilit do të ishte “hapja e qendrave të përbashkëta për pranim dhe dëbim”.

Me fjalë tjera, sqaron “Mond”, kto mund të jenë një lloj kampe ku do të mbahen emigrantët të cilët nuk kanë të drejtë për azil, ndërsa nuk munden shpejtë të kthehen prapa.

Edhe pse Rasmusen nuk tregoi qartë se ku do të hapen ato kampe, gazeta franceze “nga burime të sigurta” zbulon se bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Грција бегалци камп

Kryeministri danez ka deklaruar se është “në kontakt edhe me liderë tjerë evropian” dhe se është “optimist” për projektin.

“Bisedat në tërësi janë udhëhequr në Samitin në Sofje më 17 maj mes 28 vendeve anëtare dhe pesë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, pohoi “Mond”, duke shtuar se planet  e Vjenës dhe Kopenhagës  u prezantohen edhe vendeve tjera anëtare të BE-së.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Belgjika pohoi se nuk është konsultuar, përderisa Holanda ende nuk ka konstatuar për propozimin.

Danezët, sipas “Mond” janë munduar ta përfitojnë Gjermaninë, e cila ka qenë “skeptike”, përderisa Franca ka qenë “e tronditur” dhe i është kundërshtuar idesë.

Франција Елисејска Палата

“E paimagjinueshme është që vendet ballkanike të pranojnë diçka të tillë, madje edhe me ndihmë financiare për kthim ose me përshpejtim të integrimit të tyre evropian”, ka deklaruar një burim diplomatik francez.

Burime diplomatike në Këshillin e BE-së për MIA-n konfirmuan se “disa vende anëtare të Unionit bisedojnë për këtë ide”, por që kjo nuk është propozim i kryesimit austriak.

Megjithatë, kryesimi austriak e shqyrton idenë e këtyre disa vendeve, mes të cilave edhe Danimarkës. Hollësira nuk tregohen për atë se cilat vende tjera e përkrahin idenë.

Burimet e MIA-s konfirmojnë se “me siguri ato kampe mund të jenë në Ballkan”, duke marrë parasysh se propozimi i cili është dorëzuar nga ana e Danimarkës potencon se kampet mund të jenë “jashtë BE-së, por në kontinentin evropian”.

“Koncepti është në përpunim, ndërsa ekspertët bisedojnë për të”, porosisin burimet diplomatike në Bruksel.

ек

Përderisa bisedat dhe analizat e ekspertëve e konfirmojnë konceptin, nuk përjashtohet mundësia që ai të formalizohet  si propozim në nivel të BE-së dhe Austria ta vendosë edhe zyrtarisht në tryezë të bisedave të vendeve anëtare të Unionit.

Kjo nuk është hera e parë që të shtyhet ideja për kampet emigruese jashtë BE-së, me ç’rast si lokacion potencohet Libia, por plani dështoi.

Me përforcimin e qeverive antiemigruese, euroskeptike dhe djathtiste në BE, gjithnjë e më qartë bëhet se edhe janë numëruar ditët e politikës së përbashkët për azil në Union, ndërsa kryesimi austriak tashmë qartë njoftoi se prioritet do të jetë “mbrojtja dhe përforcimi i kufijve të jashtëm”, në vend të solidaritetit mes anëtareve dhe risitemim të kërkuesve të azilit në Union.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button