Vjedhje me kallashnikov në Tetovë

Policia e Tetovës është vënë në kërkim të personit, i cili mëngjesin e sotëm me pushkë automatike ka grabitur veturën me të cilën janë sjellur paratë në supermaketin Kiper në lagjen 109 në Tetovë, shkruan gazeta KOHA. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 e 45 minuta, kur një i punësuar në Agjenconin për Sigurim ka hyrë brenda në Super Market, ndërsa një tjetër ka qëndruar në veturën Fiat Dabllo.

Në ndërkohë në vendngjarje ka arritur një person i panjohur me skuter dhe me pushkë automatike ka goditur personin në veturë, e ka tërhjequr dhe e ka nxjerrë jashtë, kurse vet me veturën është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas, vetura është gjetur në rrugën Industriale në afërsi të një pompe të benzinës, transmeton Koha.mk.

Në ndërkohë, personi i panjohur është larguar në drejtim të panjohur. Policia ka marrë masa për të gjetur personin në fjalë dhe është në kërkim të tij. Jozyrtarisht policia ka dy persona të dyshuar, por nuk janë dhënë detaje më të hollësishme se kush janë personat e dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button