Stamboll, vilat në Bosfor i rezistojnë sfidave të kohës

Vilat në det, stolitë në brigjet e Bosforit në Stamboll, pavarësisht fatkeqësive, katastrofave natyrore dhe mirëmbajtjes jo të mirë, i kanë rezistuar sfidave të kohës, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në kohën kur nuk kishte rrugë moderne në brigjet e Bosforit, të cilat ishin të arritshme vetëm me anije apo përmes korsive të ngushta, familjet në pushtet, ulematë, aristokratët dhe njerëz të tjerë të elitës shoqërore ngritën vila nga druri dhe guri. Ata nuk ishin vetëm simbol i një statusi social, por edhe stoli e brigjeve.

Në to gjithashtu kanë jetuar edhe princeshat, por edhe mjekët që trajtonin njerëzit me sëmundje që konsideroheshin se nuk ka ilaç për ta.

Ndonjëherë ngjasojnë me tortë ditëlindjesh, për disa besohet se janë të mallkuara, dhe pastaj vijnë ato më joshëset, vilat më të mëdha me kalimin e kohës u shndërruan në depo,… Disa ishin në hap të bëhen hi edhe atë disa herë …

Pronarët e disa prej tyre kanë injoruar historinë shekullore duke i modifikuar ato në mënyra që nuk u ngjasojnë këtyre perlave, dhe e gjithë kjo në hap me kohët moderne.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe nga ata që u goditën nga anijet e mallrave …

– Rreth 150 vila me një histori të gjatë ruajnë gjendjen origjinale

Suleiman Faruk Goncuoglu, historian i artit, ka thënë se objekti mund të quhet “vilë në det”, është dashur të jetë e mundur që nga dritaret e saj me majat e gishtërinjve të dorës të preket uji.

Vilat e para në det gjatë Shtetit Osman u ngritën në brigjet Bahariye, në Ejup, kujton Goncuoglu, i cili shtoi se ky trend filloi të përhapet përgjatë brigjeve të Bosforit.

Ai tha se deri në kohën e Sulltan Sulejmanit nuk kishte vilë në brigjet e Bosforit. Shumë nga vilat e asaj kohe nuk kanë mbijetuar deri në ditët tona. Kështu, nga 600 vila që dikur zbukuronin Bosforin, rreth 150 prej tyre arritën të ruajnë pamjen e tyre.

Goncuoglu thotë se shumica e këtyre objekteve luksoze janë ndërtuar nga druri.

“Vilat në det janë maksimalisht me tre kate. Pranë tyre ose poshtë tyre, patjetër ndodhet hapësira për anije, kurse transporti në Bosfor fillon nga vitet 1926/1927. Këto rrugë u zgjeruan në vitin 1935. Më parë, nëpër rrugë tokësore është arritur përmes shtigjeve, kurse transporti është kryer kryesisht në rrugë detare”, tha Goncoglu.

Ai kujtoi se në katin e parë ka qenë hapësira për anije, mbi to bodrumet, dhe pastaj pjesa e shtrirë e ndërtesës.

Pas vilave ndodhen shtëpitë, në të cilat banorët tërhiqeshin gjatë periudhës me erë në Stamboll, ose nga 15 gushti. Që nga nëntori, për shkak të temperaturave më të ulëta, popullsia tërhiqej në brendësi të qytetit.

Ai më tej shton se në këto “margaritarë të Bosforit” kanë jetuar anëtarët e familjeve në pushtet, aristokratët, zyrtarët e lartë të shtetit ….

“Edhe sot, kur të shikoni, këto nuk janë vende ku gjithkush mund të jeton”, shpjegon Goncuoglu i cili thotë se mirëmbajtja e tyre kërkon një angazhim shtesë.

Në pranverë, thotë ai, foletë dhe vezët e shpezëve bllokojnë ulluqet, si dhe ka shumë lagështi.

“Edhe sot, në vilat e gurit në det, mund të shihen dëmet e ndjeshme të shkaktuar nga uji i kripur. Kjo dëmton rëndë ndërtesat, ndërsa imagjinoni procesin e kalbjes tek vilat prej druri. Një nga makthet më të mëdha të asaj kohe ishte furtuna e lodosit të Stambollit”, thotë Gonkoglu.

Vilat në det gjithashtu ballafaqohen me përmbytje në katet e poshtme, kurse vet mirëmbajtja e ndërtesës kërkonte burime të mëdha financiare, për shkak të së cilës jo gjithkush ka mundur të kishte një vilë.

– Arkitektura osmane ka një karakter

Goncuoglu tregon se çdo vilë në Bosfor ka karakteristikat e veta dalluese, ku secili arkitekt është detyruar të marrë parasysh sasinë e dritës, por edhe rezistent ndaj furtunës së lodosit.

“Ndërtesat në Londër apo Kembrixh me kalimin e kohës bëhen monotone. Sepse të gjitha janë të njëjta. Por, objektet e bëra me teknikat e arkitekturës osmane, kanë një frymë tjetër”, thotë Gonkoglu.

Ai thotë se për restaurimin ose mirëmbajtjen e vilave në brigjet e Bosforit është e ngarkuar Drejtoria Rajonale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë. Megjithatë, fonde të konsiderueshme për restaurimin dhe riparimet e tyre ndajnë edhe sipërmarrësit.

– Vila në det në Bosfor

Tregimet për një pjesë të vilave janë përmbledhur në librin “100 vilat e Stambollit” të autorit Mahmut Sami Simsek. Më poshtë janë vetëm disa prej tyre:

Një nga vilat më popullore është vila e Sultanës Esma. Më herët flitej për bukurinë e saj në Ortakoy kurse sot ka mbetur shumë pak prej saj. Ajo u ndërtua në vitin 1788 dhe iu dhurua sulltanes Esma, vjazës së Sulltan Abdulhamidit I. Sot shërben për qëllime turistike dhe herë pas here organizohen dasma dhe manifestime të ndryshme.

Një nga vilat më të mëdha në brigjet e Bosforit është ndërtuar nga Muhsinzade Mehmed Pasha, vezirit të madh në periudhën e sulltan Mustafës III dhe Abdulhamidit I, dhe u emërua sipas tij. Një kohë ajo u përdor si depo, kurse tani përdoret për qëllime turistike.

Vila në vitin 2006 u shndërrua në një hotel me 12 apartamente, nga të cilat më e vogla ka 80 metra katrorë, ​​dhe hoteli gjithashtu ka pishinë të hapur dhe të mbyllur.

Vila e Valides Emine është një nga më të mëdhatë në Bosfor. Perla e periudhës osmane është ruajtur deri në ditët e sotme dhe njihet si pallati më madhështor në bregdet. Vila u ndërtua në 1781, dhe më vonë Sulltan Abdulhamidi II ia dhuroi nënës të valiut të Egjiptit Abbas Hilmi, valides Emine.

Ajo ishte gruaja e vetme me statusin e valides ndërsa titullin ia ndau sulltani Abdulhamidi II.

Vila e gjarprit u ndërtua gjatë kohës së Sulltan Selimit III dhe pronari i saj i parë ishte Mustafa Efendiu. Gjatë ekspeditës së tij, Sulltan Mahmudi II e pa vilën dhe dëshironte ta blinte, dhe e pyeti bashkëpunëtorin e tij Saeed Efendiun se e kujt është. Sulltani nuk e dinte se vila i pëlqente edhe Said Efendiut i cili i tha se vila ishte ndërtuar në një fole gjarpërinjsh dhe se prej saj vazhdimisht dalin gjarpërinjtë. Pas kësaj sulltani hoqi dorë nga ajo, dhe pas kësaj gënjeshtre, nuk mundi të blinte as Said Efendiu. Megjithatë, i mbeti emri vila e gjarprit.

Vila ishte dëmtuar ndjeshëm nga një zjarr në vitin 1964 ndërsa në vitin 2001 e bleu një kompani holdingu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button