Shpërblim nga USAID për avokaten e cila e zbuloi rastin me Shtëpinë “25 maji”

Senada Sali, Maria Pavleska dhe Lidhja e skautëve të Maqedonisë janë fitues të çmimit për pjesëmarje riniore për vitin 2017 në kuadër të projektit USAID për kontribut qytetar në zhvillimin e bashkësive të tyre, përcjell Portalb.mk. 

Çmimi për kontribut të shkëlqyeshëm rinor në vitit 2017 në kategorinë personale iu nda Maria Pavleska, punëtore teatri si dhe Senada Sali, avokate, ndërsa Lidhja e skautëve të Maqedonisë e fitoi çmimin në kategorinë e organizatave qytetare rinore për kontributin e shkëlqyeshëm në zgjidhjen e çështjeve të karakterit publik përmes organizmit të iniciativave lokale dhe në nivel nacional.

Drejtori i zyrës për zhvillim në USAID, Eduard Gonzales e lavdëroi Maria Pavleskën për përkushtimin e saj në promovimin e aktivizimit përmes artit.

Ai i ndau falënderim edhe Senada Sali për ngritjen e nivelit të bashkësisë rome në Maqedoni.

“Ajo është e para femër rome dhe avokate ë Qendrën Evropiane për të drejtat e romëve. Ajo ka luajtur një rol të veçante në zbulimin e rastit për keqtrajtimin seksual të vajzave të mitura rome nëpër institucionet shtetërore për punë sociale, që çoi deri te padi penale për disa persona dhe institucione. Ajo lufton për të drejtat e romëve të burgosur, për fëmijët romë që janë subjekt i keqtrajtimit në shkolla dhe për fëmijët rome që kanë nevojë për ndihmë juridike”, deklaroi Gonzales.

Projekti i USAIDI-t për pjesëmarrje qytetare është iniciativë pesë vjeçare e cila ka për qëllim ta forcojë kapacitetin e organizatave qytetare dhe grupeve rinore që të ndikojnë në përmasimin e politikave publike, të përmisohet kualiteti I shërbimeve publike dhe të promovohet qeverisja e mirë.

Carovska: PTHP vendos kundër kujt do të ketë aktakuzë për vajzat e keqtrajtuara nga “25 Maji”

 

MPB me akuzë për gruan e cila dyshohet për rastin në Shtëpinë “25 Maj”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button