Shkup, hapet ekspozita “Dorëshkrimet e vjetra nga Kur’ani famëlartë”

 Duke filluar nga sot këto tre ditë në objektin Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të jetë e hapur ekspozita “Dorëshkrime të vjetra nga Kur’ani famëlartë”, kaligrafi të epokës osmane të gjetura në qytetet e trojeve shqiptare të Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita organizohet nga Myftinia e Shkupit pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI).

Ekspozita është e përbërë me dorëshkrime të vjetra mbi 200 vjeçare dhe përfshin Mus’hafe, mevlude, libra të disiplinave fetare dhe atyre shkencore që nga koha e Perandorisë Osmane.

“Ju dëshiroj mirëseardhjen në këtë vend historik dhe njëkohësisht me një ngjarje historike në vendin tonë, që unë kam kënaqësinë e veçantë para jush të hap këtë ekspozitë që për mua është shumë e rëndësishme që fillimisht më kthen në të kaluarën kur gjyshërit tanë kanë thënë që me shumë kujdes të kujdesemi ndaj Kur’anit të vjetër”, u shpreh Qenan Ismaili, myftiu i Shkupit.

Në hapjen e ekspozitës poashtu u theksua se sot në botën shqiptare mungon një muze me karakter islam ku do të ruhet dhe mirëmbahet trashëgimia kulturore islame, qoftë ajo e shkruar, qoftshin artizanalet e tjera.

Në dorëshkrimet e paraqitura në këtë ekspozitë është përdorur stili ruk’ah, por gjithashtu është përdorur edhe stili nas’h gjatë shkrimit të Mus’hafeve. Dorëshkrimet janë gjetur në qytetet shqiptare më të zëshëm në epokën osmane, të tilla si në Shkodër, Dibër, Berat, Manastir, Shkup Prishtinë e Prizren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button