Spasovski: Po punojmë në gjetjen e kërcënuesve të gjykatëses Dobrilla Kacarska

“Sigurimi policor për gjykatësen Dobrilla Kacarska është miratuar tanimë dy javë, me kërkesë të Gjykatës Penale”, konfirmoi sot në konferencë për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.

“Kemi obligim për të gjithë bartësit e funksioneve publike për të cilët ka kërkesë ose ekziston rrezik për sigurinë që të sigurojmë mbrojtje të integritetit dhe të personit. Në këtë rast, në bazë të kërkesës nga Gjykata, dhe pas vlerësimit të vlerësimit nga policia, i është caktuar sigurim fizik gjykatëses, Dobrilla Kacarska”, deklaroi Spasovski.

Siç tha ai, policia po punon në procedurën për zbulimin se kush dhe pse e kërcënon gjykatësen, por për atë do të informojnë kur të kenë më shumë informata.

Ndryshe, Kacarska është gjykatësja që e ka dënuar me burg ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski në rastin “Tank” për pranim të dhuratës. Kacarska gjatë shqiptimit të dënimit tha se Gruevski ka kërkuar nga Gordana Jankullovska të zbatojë furnizim publik për “mercedesin”, ndërsa ajo e ka nxitur Gjoko Popovskin ta favorizojë kompaninë Mak Auto Star.

Kërcënim me jetë për gjykatësit, Dobrilla Kacarska që dënoi Gruevskin mbrohet 24 orë nga policia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button