Maqedoni, më së paku 600 individë janë pa dokumente identifikimi

Sipas përfundimeve të analizës së UNHCR-së, për gjendjen ekonomike sociale të individëve pa nënshtetësi, në Maqedoni ka më së paku 600 individë që janë pa dokumente identifikimi dhe kjo pengon të njëjtit që të shfrytëzojnë ndihma sociale dhe të udhëtojnë në shtetet të ndryshme, njofton Portalb.mk.

Profesori dhe autori i analizës Borçe Davitkovski, nënvizoi se  çështja e personave pa nënshtetësi dhe pa identitet duhet të zgjidhet me qëllim që edhe ata të jenë të barabartë si të gjithë qytetarët.

“Thjesht duhet të bëhet përpjekje që edhe këto persona të bëhen qytetar të Maqedonisë, ti shfrytëzojnë benefitet si sigurimi shëndetësor dhe social, pensionet, arsim, të drejtën e arsimit e kështu me radhë”, tha Davitkovski.

Dejan Kladarin nga UNHCR Shkup deklaroi se është e nevojshme të kemi procedura më të lehta, që këta persona të mund të kenë të gjitha të drejtat.

“Është mirë të ekzistojë iniciativë, vullnet, dhe kemi mundësinë që me analizën juridike  të gjenden se cilat janë ligjet të cilat duhet të ndryshohet dhe të punohet në mënyrë permanente në identifikimin e atyre personave  në teren, procedura të lehtësohen dhe të jenë më të thjeshta dhe tu mundësohet që ato persona të kenë të gjitha të drejtat pa diskriminime”, tha Kladarin.

Ndërkaq shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Goldstajn vlerësoi se: “Është shumë e rëndësishme të zgjidhet statusi i personave pa shtetësi, veçanërisht sepse kjo çështje është një problem i përcjellur në disa gjenerata që rezulton në pamundësi për të regjistruar fëmijët e këtyre personave”.

Jovana Trençevska, sekretare shtetërore e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, tha se marrja e dokumenteve personale është qenësore për realizimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button