Takimi Ademi-Timonie: reformimi i arsimit fillor mbetet prioritet për MASH

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot u takua me Ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristijan Timonie.

“Gjatë bisedës me ambasadorin francez ministri Ademi ka potencuar se vazhdojnë të jenë prioritete kryesore në punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës reformimi i arsimit fillor përmes përgatitjes dhe zbatimit të një zgjidhjeje krejtësisht të re ligjore, përpilimi i programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore me përmbajtje të përmirësuar, si dhe avancimi i cilësisë së arsimit të mesëm, sidomos në shkollat profesionale në periudhën vijuese.

Me këtë rast Ademi ka premtuar se nga pozita e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës do të bëjë përpjekje maksimale për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha segmentet dhe sferat arsimore.

Ambasadori francez e ka uruar për emërimin në funksionin ministër dhe njëherësh e ka siguruar Ademin që Franca mbetet një mbështetëse e madhe e Republikës së Maqedonisë në proceset  avancimit të cilësisë së sistemit arsimor nacional përmes reformave të përcaktuara në dokumentet strategjike qeveritare”, thuhet në njoftim për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP