Sherr në lokal, plagoset me thikë 35-vjeçari

Një konflikt mes dy personave në Klos për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në verandën e një lokali në kët qytet.

S. R., 28 vjeç rreth orës 10.15 ka debatuar me G. P., 35 vjeç. Në debat e sipër me njëri-tjetrin ka plagosur me thikë këtë të fundit, transmeton TCH.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit. Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button