Holandë, ndalesë për makinat e prodhuara deri në vitin 1992

Gjykata e Lartë Administrative e Holandës solli vendim sipas të cilit në qendër të Rotterdamit ndalohet qarkullimi i makinave të prodhuara para datës 1 korrik 1992, me çka u anulua vendimi i mëparshëm i gjykatës më të ulët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli shtetëror (RvS) ka vendosur që pushteti lokal të mund sërish të shpallë zonën e mbrojtjes së mjedisit në pjesën qëndrore dhe veriore të Rotterdamit, njoftojnë mediat lokale. Zona e emetimit të ulët u prezantua në vitin 2007 për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Tetë vite më vonë autoritetet e Rotterdamit vendosën për zgjerimin e zonës ekologjike duke vendosur ndalesa për hyrje në qendër të qytetit për furgonë dhe makina me motor me naftë të prodhuar para vitit 2001 si dhe për automjetet me motor me benzinë ​​të prodhuara deri më 1 korrik 1992.

Disa organizata iu drejtuan gjykatës me kërkesën për të kundërshtuar vendimin me arsyetimin se autoritetet nuk kanë marrë në konsideratë interesat e një grupi të vogël të njerëzve që posedojnë makina të vjetra me benzinë.

Studimet kanë treguar se vetëm 0.14 për qind e makinave të tilla marrin pjesë në trafik ndërsa sipas gjykatës ndikimi i tyre ndaj ekologjisë ishte i papërfillshëm.

Atëherë Këshilli i qytetit të Rotterdamit apeloi vendimin kurse RvS vendosi se zgjerimi i zonës së mbrojtjes të mjedisit është pjesë e një pakoje më të madhe të masave që synojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit në Rotterdam.

Sipas RvS, është e parëndësishme nëse vendimi ka të bëjë ndaj një grupi të vogël përdoruesish të makinave të vjetra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button