Skender Rexhepi për vendimin e gjykatës: BESA ju takon besatarëve (DOKUMENT)

“Edhe drejtësia vendosi, BESA ju takon besatarëve”, me këto fjalë pjesëtari i Lëvizjes BESA me kryetar Afrim Gashi, Skender Rexhepi njoftoi për vendimin e Gjykatës së Apelit, që rasti gjyqësor për emrin “Lëvizja BESA” të rikthehet në shqyrtim në Gjykatën Themelore, për siç tha ai, sepse ajo ka anashkaluar dhjetëra fakte gjatë sjelljes së vendimit të parë, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 25 maj, Gjykata e Apelit ka marrë vendim ta anuloj vendimin e shkallës së parë të Gjykatës, dhe lënda të kthehet në Gjykatën Themelore për rishqyrtim. Me këtë rast, ajo i ka dhënë edhe dhjetëra vërejtje dhe rekomandime, që Gjykata Themelore nuk i ka pasur në konsideratë kur ka sjellë vendimin e parë”, tha Rexhepi.

Ai tha se vendimi i Gjykatës së Apelit bëri që Lëvizja BESA të jetë aty ku janë simpatizuesit dhe ku e ka pasur vendin që në fillim.

“Gjykata e Apelit mori vendim. Lëvizja BESA është aty ku janë themeluesit, anëtarësia, struktura dhe gjithë përkrahësit e saj, ku e ka paru vendin që në fillim”, tha Rexhepi.

Paraprakisht, vendimin e Gjykatës së Apelit për rikthim në Gjykatën Themelore lëndën gjyqësore për emrin e Lëvizjes BESA, nga grupi oponent i Afrim Gashit, Bilall Kasami e cilësuan si skandaloz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button