Abdylmenaf Bexheti, rektori i ri i UEJL-së

Profesori i Ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Evropës Juglindore. Bordi i UEJL-së me nëntë anëtarë, ka vendosur sot që Bexheti të udhëheq me UEJL-në në tri vitet e ardhshme, ndërsa ka marrë shumicën e votave nga nëntë anëtarët e Bordit, konfirmojnë për Portalb.mk, nga UEJL.

“Rektori i ri  u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL.” kumtojnë nga UEJL.

Ndryshe, kandidat për të parin e UEJL-së kanë qenë dr.Abdylmenaf Bexheti, dr.Veton Latifi dhe dr.Blerim Reka. Bordi i UEJL-së ka nëntë anëtarë: tre janë ndërkombëtarë, tre të brendshëm të UEJl-së dhe tre nga komuniteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button