Fshirja e Bilall Kasamit si kryetar i BESA-s: Abdush Demiri e quan skandaloz vendimin e Gjykatës(VIDEO)

Në lidhje me procesin gjyqësor të emrit të partisë Lëvizja BESA, sot nga njëri fraksioni i kësaj partie me krytar Bilall Kasami, vendimin e Gjykatës që të fshihet emri i Kasamit si kryetar i partisë BESA, e quajti skandaloz dhe të ndikuar nga hyrja e oponentit të tij, Afrim Gashi në qeveri, transmeton Portalb.mk.

“Sot kemi pranuar nga Gjykata e Apelit-Shkup një vendim skandaloz, i cili nuk ka asnjë përmbajtje juridike, që dëshmon se gjyqësia është akoma e kapur nga pushteti dhe vendimet e saj i sjell përmes imponimeve nga partitë në pushtet. Pasi që ne jemi të bindur se jemi në rrugën e drejtë dhe përveç legjitimitetit nga strukturat edhe aspektin legal e kemi të pastër si kristali në favorin tonë, rikujtojmë pushtetin se nëse ndodh precedent që Gjykata të fshije një kryetar partie vetëm se person i pa autorizuar ka bërë një kërkesë të tillë atëhere do inkurajojmë të gjithë të shkojnë në gjykata dhe të kërkojnë të shkruhen si kryetar të LSDM-së pasi që një praktikë e tillë po vendoset nga pushteti që udhëheq LSDM”, tha nënkryetari i fraksionit të BESA-s me kryetar Bilall Kasami, Abdush Demiri.

Ai dërgoi pyetje deri te kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev: “A është pikërisht pjesmarrja në Qeveri e personave të caktuar që ndikoj në vendimin e tyre i cili mund të quhet gjithçka por jo vendmin i drejtë dhe ligjor?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button