Siri, sulm ajror në Idlib, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

Të paktën 35 civilë u vranë dhe 75 të tjerë u plagosën në një sulm ajror në fshatin Zerdena të Idlibit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Mbrojtjes Civile në Idlib Mustafa Haxh Jusuf për AA tha se sulmi në një fshat të vendosur në veri të Idlibit është kryer në mbrëmje.

Ai theksoi se në mesin e të plagosurve janë pesë anëtarë të Mbrojtjes Civile.

“Në sulmin në sheshin pranë xhamisë, u vranë të paktën 35 civilë, ndërsa 75 u plagosën”, tha Jusuf.

Sipas tij, pas sulmit të parë, është kryer edhe sulmi i dytë, në momentin kur ekipet në terren u përpoqën të ndihmonin të plagosurit.

Opozita thotë se sulmi është kryer nga avionë rus SU-24 të cilët u ngritën nga Latakia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button