Për një ditë 120 shoferë në Shkup janë dënuar për vozitje të shpejtë

Gjithsej 120 shoferë në Shkup vozisin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat nga buletini ditor i SPB-së Shkup.

Trembëdhjetë shoferë kanë përdorë telefon celularë derisa vozisin, ndërsa në dritë të kuqe në udhëkryq kanë kaluar tetë shoferë. dy nuk kanë ndaluar në kalimin për këmbësorë që t’u japin përparësi këmbësorëve, një nuk ka dhënë përparësi për parakalim, ndërsa dy nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e automjetit në udhëkryq.

Në 24 orët e fundit në rajonin e kryeqytetit kanë ndodhur  gjithsej 11 aksidente prej të cilave dy lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona, ndërsa në pesë lëndime të lehta trupore kanë marrë tetë persona. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga trafiku janë përjashtuar 14 shoferë  sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të patentën, tre shoferë fillestarë, si dhe 13 kanë drejtuar automjetin me leje qarkullimi të skaduar dhe tre shoferë automjetet e të cilëve kanë qenë të parregullta. Për parkim të parregullt janë shqiptuar 251 masa, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 70 automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button