Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” organizon transport për në panairin e librit në Prishtinë

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” me rastin e panairit të librit në Prishtinë organizon transport  për studentët shqiptarë.

“Duke mos mundur të qëndrojmë indiferent kësaj radhe “Racio” me kërkesa të shumta të studentëve (dashamirët e librit) për nderë të panairit të 20-të të librit në Prishtinë, për të gjithë studentët shqiptarë dhe lexuesit e rregullt të librit organizon udhëtim për në Panairin e Librit. Ku përveç udhëtimin do të organizojmë edhe një shëtitje në kryeqendrën e shqiptarëve, në të bukurin Prizren, me çka dhe studentët shqiptarë do të njoftohen edhe më nga afër me bukurit dhe historinë që ofron qyteti, si dhe do të krijohen ura lidhëse të studentëve shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë” njoftojnë nga “Racio”.

Udhëtimi në fjalë do të bëhet me datë 10.06.2018 ( e diel ).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button