Sela dhe Kasami formojnë grup të përbashkët të deputetëve?

Ziadin Sela dhe Bilall Kasami kanë rënë dakord që Aleanca për Shqiptarët dhe Besa të propozojnë kandidat të përbashkët për anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Këtë për Plusinfo e ka konfirmuar funksionar i lartë i Besës së Kasamit si dhe zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti, përcjell Portalb.mk.

Dy partitë së pari do të prezantojnë dy apo tre kandidat nga të cilët do të duhet të zgjedhin një i cili do të jetë propozimi i tyre i përbashkët në Kuvend.

“Është e vërtetë që ka pasur takim mes kryetarëve të ASH dhe Besës. Është biseduar për bashkëpunim. Si dy parti opozitare ruajmë zërin opozitar dhe u pajtuam që si parti shqiptare në opozitë duhet të jemi të bashkuar në KSHZ”, tha Bexheti.

Jo zyrtarisht nga Besa thonë se Kasami dhe Sela bisedojnë edhe për mundësinë që dy partitë në Kuvend të përfaqësohen si një grup deputetësh. Për këtë është e nevojshme që të kenë edhe një deputet pasi që grupi i deputetëve formohet me pesë anëtarë, kurse për momentin këto parti kanë katër deputet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button