SHBA, një granatë lodër alarmon sigurimin e aeroportit në Houston

Një granatë lodër e nxjerrë nga çanta në pikën e kontrollit të një aeroporti në qytetin Houston të shtetit amerikan Texas, ka shkaktuar panikë tek pasagjerët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qindra persona u evakuuan nga aeroporti William P. Hobby pasi që nga një çantë doli një granatë lodër.

Zëdhënësi i sistemit të aeroportit në Houston, Bill Begley, tha se për shkak të granatës lodër në çantën e një 17 vjeçari, pika e kontrollit të sigurisë është mbyllur përkohësisht.

Zyrtarët policorë thanë se i riu do të gjobitet për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button