Trejsi Sejdini ‘Miss Universe Albania 2018’

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, është zhvilluar konkursi i bukurisë i ‘Miss Universe Albania 2018’, transmeton Koha.net. 

Fituesja e këtij konkursi është Trejsi Sejdini,18 vjeç. Bukuroshja nga Elbasani rrëmbeu vendin e parë mes tre finalistëve.

Shoqëruesja e parë e missit u përzgjodh Ajli Hoxhaj dhe Irene Dama shoqëruesja e dytë.

Të ftuar specialë ishin dhe këngëtarët më të famshëm shqiptarë, si Claydee Lupa, Aurela Gaçe, Çiljeta Xhilaga dhe Ylli Limani.

Trejsi Sejdini do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e 68 të “Miss Universe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP