Greqi, shkalla e papunësisë bie në 20.1 për qind

Shkalla e papunësisë në Greqi në mars të këtij viti ka rënë në 20.1 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Agjencisë për statistikë të Greqisë (ELSTAT), numri i të papunësuarve në Greqi në mars ka qenë 956.260 persona.

Shkalla e papunësisë në muajin shkurt të këtij viti arrinte 20.6 për qind ndërsa në mars shënoi rënie për edhe 0.5 për qind, gjegjësisht rënie në 20.1 për qind.

Krahas rënies së shkallës së papunësisë, numri i të rinjve të papunësuar në vend edhe më tej është shumë i lartë.

Në njoftimin e ELSTAT theksohet se shkalla e papunësisë tek personat e grupmoshës prej 15 deri në 24 vjeç momentalisht arrin 43.2 për qind.

Shkalla më e lartë e papunësisë në Greqi u regjistrua në vitin 2013 ndërsa arriti 27.8 për qind. Autoritetet greke planifikojnë që shkallën e papunësisë deri në fund të vitit ta ulin në 18.4 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button