Nëse bëni këtë maskë, lëkura juaj do t’ju falenderojë!

Një maskë me bazë vaj ulliri është gjithçka që ju nevojitet për fytyrën tuaj, shkruan Bordo.al. 

Nuk është aspak e kushtueshme dhe mund t’ju marrë vetëm 20 minuta kohë. Kjo është më e mira që mund të bëni për veten dhe lëkura juaj do t’ju falenderojë pas disa javësh. Mjafton një lugë vaj ulliri, një lugë qumësht dhe një kastravec i bluar: tre përbërës që nuk mungojnë në asnjë shtëpi, apo jo?

Përzijini këto tre përbërës në një tas dhe mund ta aplikoni në fytyrë.

Vaji i ullirit ka antioksidantë, vitaminë A, E të cilët ndihmojnë për t’i dhuruar lëkurës suaj elasticitet dhe freski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button