Zaev vizitoi me Sejdiun e Komunës së Zhelinës, u paralajmërua hapja e një fabrike

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot e ka vizituar Komunën e Zhelinës, ku ka pasur takim me kryetarin Blerim Sejdiu, me të cilin kanë biseduar për problemet e komunës, njofton Portalb.mk.

“Biseduam për problemet e komunës, borxhet – të cilat janë të mëdha dhe serioze, dua ta shfrytëzoj rastin të apeloj te kryetarët e komunës ta përmbushin aplikacionin për borxhet, që nëpërmjet kredisë t’u ndihmojmë komunave, kemi biseduar për projektet, për kanalizime, çerdhet etj.”, tha kryeministri Zaev pas takimit.

Gjithashtu edhe Sejdiu tha se me kryeministrin Zaev kanë biseduar për problemet e komunës, ndërkaq falënderoi që Zaev jep mbështetje punës së tyre.

“Sot kemi nderin që për të parën herë komunën tonë viziton kryeministri Zoran Zaev. Bisedova për një investim gjigand për Komunën e Zhelinës, bisedohet për një investim fillestar me 100 punësime, pastaj deri në 600 punësime, këtu do të punësohen kryesisht nga Komuna e Zhelinës. Biseduam për borxhin, projektet, ujësjellësin, çerdhet, rrugët lokale. E falënderojmë kryeministrin që i përkrah projektet e Komunës së Zhelinës”, tha Sejdiu.

Edhe Zaev e përshëndeti hapjen e fabrikës e cila do të merret me përpunimin e gomës, ndërkaq vlera e investimit do të jetë 8.5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button