Provimet i ka marrë derisa ka qenë jashtë Maqedonisë, me diplomë false është punësuar në DSK

SPB Kumanovë për shkak të ekzistim të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, deri te Prokuroria e Kumanovës ka dorëzuar padi penale kundër personave M.B. (33) nga Kumanova, B.S. (36) nga Sveti Nikole, drejtor gjeneral në Institutin Ndërkombëtar Sllav “Gavrillo Romanoviç“ Shveni Nikole, D.N. (71) nga Probishtipi, rektor në Institutin në fjalë dhe V.M.N. (59) e punësuar si këshilltare në Inspektoratin Shtetëor të Arsimit, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.

M.B., dyshohet të ketë kryer vepër penale “keqpërdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërteta”, B.S. dhe D.N., dyshohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikimim të dokumentit”, ndërkaq V.M.N., për “kryerje të detyrës zyrtare në mënyrë të papërgjegjshme”.

Sipas njohurive të dokumentuara nga hetimi, M.B. më 25.09.2009 ka nënshkruar marrëveshje për studim në institucionin e lartë arsimor Instituti Ndërkombëtar Sllav “Gavrillo Romanoviç Derzhavin” Sveti Nikole, në Fakultetin për Ekonomi dhe Organizim të Sipërmarrjes për vitin akademik 2009.2010, ku i është formuar dosie, ndërkaq gjatë vitit 2010 ka shkuar për punë të përkohshme në Afganistan.

Në periudhën prej 25.09.2009 dhe deri në 04.12.2012 i paraqituri i parë nga 33 lëndët obligative, të paraparë për 4 vjet studimore dhe 8 semestra, gjithsej në mënyrë të çrregullt i ka kaluar 24 lëndë prej të cilëve në 19 provime nuk ka qenë i pranishëm fare në provim, pasi që ka qenë jashtë vendit, pesë lëndë i ka kaluar përpara se të regjistrohet në institucionin arsimor (edhe pse nuk kanë qenë të paraparë në planin dhe programin arsimor), një lëndë e ka kaluar dy ditë pas regjistrimit në institucion, ndërkaq për 8 lëndët tjera ka qenë i pranishëm në provime, transmeton Portalb.mk.

B.S., D.N. dhe personi juridik me qëllim që t’i mundësojnë që të merr Vërtetim për marrjen e gradës Ekonomist i diplomuar – Menaxhment dhe organizim, në periudhën kohore prej 25.09.2009 deri më 04.12.2012 e kanë keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtarë, në mënyrë që kanë përgatitur dhe nënshkruar 24 paraqitje për provim me të dhëna të pavërteta se gjoja i paraqituri i parë ka qenë i pranishëm gjatë provimeve dhe i ka kaluar të gjitha provimet me procedurë të rregullt, ndërkaq D.N. më 24.05.2013 i ka dhënë dhe i ka nënshkruar diplomë të pavlefshme.

M.B., në këtë mënyrë diplomën e ka përdorur si të vërtetë dhe më 24.12.2014, pa u publikuar paraprakisht shpallje publike, është punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme me marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar në vendin e punës – stazhier në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), ndërkaq më 01.10.2015 me vendim të Komisionit për Sistemim dhe Avancim në vendet e punës, i njëjti person është avancuar.

“Nga ana tjetër, V.M.N., në cilësinë e këshilltares së Inspektoratit të Arsimit, më 22.09.2018 gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese të jashtëzakonshme e cila ka qenë e koordinuar me zyrtarët policor nga SPB Kumanovë në Institutin Ndërkombëtar Sllav, ka formuar proces verbal të rrejshëm gjatë së cilës ka konstatuar se katër paraqitje të provimeve janë kontestuese, prej të cilëve 3 kanë të bëjnë me mungesë të pikëve bonus për provimin e kaluar, ndërkaq një paraqitje nuk është e nënshkruar. Ajo gjithashtu nuk i ka marrë parasysh paraqitjet për lëndët që para kohës janë dhënë provimet, të regjistruara në dosjen studentore për periudhën derisa M.B., nuk ka qenë i regjistruar në institucionin arsimor me arsyetim përfundimtar në procesverbal se në lidhje me gjetjet e theksuara në kërkesën e SPB Kumanovë nuk janë konstatuar parregullsi dhe lënda mbyllet”, thonë nga MPB.

Maqedoni, ka falsifikuar diplomën e fakultetit, magjistraturës dhe doktoratit – është bërë profesor universitar

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP