Miçel: SHBA zhvillon diplomaci të heshtur për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë

Ndihmëssekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel deklaroi se SHBA-të vazhdojnë të luajnë rrol të heshtur në procesin e zgjidhjes së kontestit rreth emrit të Maqedonisë dhe Greqisë, njofton Portalb.mk.

“Kohës së fundit kemi marrë qëndrim të përbashkët jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Siç theksova, një pjesë e ekipit tonë punon në këtë çështje, ndërsa SHBA-të vazhdojnë të luajnë rol të heshtur së bashku me BE-në, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe duke i inkurajuar të gjendet zgjidhje që ta shohim Maqedoninë si anëtare e NATO-s”, tha Miçel në një fjalim të tij.

Ai theksoi se SHBA-të harxhojnë kohë dhe energji si dhe resurse për problemet e Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj se për disa nga këto probleme nuk pres zgjidhje në të ardhmen e afërt, por mendoj se jemi duke bërë përparim të mirë”, vlerësoi sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi.

Ai gjithashtu tha se SHBA-të punojnë për ndërprerjen e fushatës ruse të dezinformatave nga Rajon Baltik, Evropëa Lindore deri te Ballkani dhe Qiproja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button