Të martën në Shkup prezantohet ekspozita “Pasditja e një ideologjie” nga Galeria artistike e Sofjes

Të martën më 12 qershor (e martë) në Çifte Hamam të Çarshisë së Shkupit në orën 19:00, publikut të Maqedonisë t’i prezantohet Galeria qytetare artistike e Sofjes. Ekspozita do të zgjasë deri më 3 korrik, transmeton Portalb.mk.

Njoftim rreth ekspozitës:

Ekspozita “Pasditja e një ideologjie” i paraqet veprat artistike në pronësi të galerisë me “sy joartistikë”, duke kërkuar tek ato dëshmi të një kohe dhe mënyre që kanë përjetuar artistët, duke konsideruar se ata i kanë shkruar në gjuhën e tyre amtare faqet e mikrohistorisë së komunizmit dhe  se krijuesi gjithmonë merr pjesë në “lojën e dyfishtë”, ndërkohë që e paraqet realitetin dhe kjo lojë vepron brenda tij, është prezente në veprat e tij sipas dëshirës së tij, por edhe e pavarur nga ajo. Nga ky aspekt, cilësitë estetike nuk janë faktorë kyç në përzgjedhjen e pikturave dhe skulpturave, por nuk do të thotë se ato janë inekzistente – mes autorëve të tyre gjenden disa prej emrave më të rëndësishëm bullgarë, si: LjubomirDallçev, IvanKirkov, Vaska Emanuillova, PavellKojçev, Galin Mallakçiev, AtanasJaranov, DimitarKazakov, MillkoBozhkov, LjubenZidarov, AndrejDaniel, NedkoSollakov, VihroniPoshnedellev, StanisllavPamukçiev, TekllaAleksieva, VankoUrumov…Veç kësaj, të gjithë janë krijues të asaj kohe dhe vizitorët do të mund t’i ndjekin në mendimet e tyre dhe udhëzimet e tyre artistike.

Në këtë rast nuk është aq i rëndësishëm stili i tyre, sa ç’është ndjenja e mjedisit shoqëror si pjesë e veprave të tyre artistike. Mjedisi në të cilin kanë mbijetuar jashtë roleve të tyre publike, kur shkojnë në shtëpi ose për pak kohë i mbyllin sytë.

Në këtë gjurmim të “dëshmive artistike” për njeriun e thjeshtë në socializëm veçohen katër fusha tematike, të cilat kushtimisht mund të emërohen si në vijim: transport/qytet, dritare/kontemplim, përditshmëri/festë dhe fëmijëri/faj.

Ekspozita është pjesë e projektit afatgjatë “Syri tjetër”, i cili ka për qëllim ta paraqesë dhe ta socializojë pasurinë dhe larminë e veprave të fondit të Galerisë qytetare artistike të Sofjes nëpërmjet syve të intelektualëve “joprofesionistë”.

Katalogu i ekspozitës është në bullgarisht dhe anglisht dhe përfshin tekste të autorëve, të dy kuratorëve dhe një pjesë me vepra të përzgjedhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP