“Më mirë është që emri të jetë me përkthim anglisht, se të gjithë do t’i thërrasin vetëm maqedonas”

Maqedonia Veriore ose e Re – e shkruar në anglisht, dhe jo në gjuhën sllave, duhet që të jetë zgjidhja e vetme e pranueshme për kontestin me emrin, e cila do ta përkufizonte dëmin që është bërë përpara disa dekadave, shkruan gazeta greke “Kathimerini”, njofton Portalb.mk.

“Sot, për herë të parë pas një çerek shekulli, ka gjasa reale që të ndryshohet emri i shtetit. Përfundimi ende është i pasigurt. Shtesat Veriore ose e Re janë solucione më pak negative, por çështja kryesore që është në lojë është se nën cilin emër FYROM do të njihet ndërkombëtarisht. Në këtë pikëpamje, përpjekjet greke që të arrihet marrëveshje do të kenë efekt të kundërt nëse përfshihet një emër sllav”, analizon gazeta.

Sipas të njëjtës, në këtë rast, shtetet tjera do të vazhdonin që FYROM-in ta thirrnin vetëm si Maqedoni.

“Për Athinën do të ishte lajm i mirë nëse komuniteti ndërkombëtarë do ta pranonte emrin sllav të shtetit, si për shembull Maqedonia Veriore, por ajo nuk do të ndodh. Në fund, shtetet tjera do të shkonin sipas versionit më thjeshtë Macedonia. Nga ana tjetër, prefikset e Veriut (Northem) ose e Re (New_ përpara Maqedonisë janë praktike dhe tanimë janë shfrytëzuar në raste të disa shteteve, siç janë Zelanda e Re, Koreja e Veriut, dhe si të tilla, më lehtë do të miratoheshin nga qeveritë dhe qytetarët e shteteve tjera”, shkruan “Kathimerini”.

“Emri”, protesta në Greqi përpara bisedës së pritur Zaev – Cipras

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button