Hapen zyra për diasporën në Shtip, Kumanovë, Tetovë dhe Manastir

Ministri për diasporën e Maqedonisë, Edmond Ademi në Shtip ka hapur zyrën e parë në vend për bashkatdhetarët në diasporë. Së bashku me kryetarin e komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski paralajmëruan se zyra do të jetë në hapësirat e komunës dhe së zyrtarisht me punë pritet të fillojë me 1 korrik, shkruan SDK.mk, transmeton Portalb.mk.

“Zyra në Shtip për diasporën do të jetë ekskluzivisht e hapur për bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë Maqedonisë. Kur të vijnë për çfarë do nevoje, ata menjëherë do të pranohen nga të punësuarit e zyrës, të cilët do t’i marrin kërkesat e tyre, madje edhe kur të lajmërohen nga jashtë”, tha Boçvarski.

Ministri Ademi paralajmërojë se gjatë muajve në vijim këso lloj zyrash do të hapen edhe në Kumanovë, Tetovë dhe Manastir, kurse gjatë vitit të ardhshëm edhe në komunat tjera më të mëdha në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button