Gënjeshtër

Ti do të mbetesh titull libri,
Ne nuk e kuptuam gënjeshtrën tonë,
As sytë polarë që kishin frikën,
Se mos ndoshta, njëri-tjetrin s’e kuptojmë.

Ti s’kishe si ta merrje veten,
Pas asaj nate që ëndrra yjet rrëzoi,
Shirat zbrazën ëmbëlsinë mbi frikën tënde
Dhe heshtja gënjeshtrës i besoi.

Të ngjiti në qiellin ku përzihen mjegullat,
Ku bubullimat, krijojnë madhërishëm simfoni,
Si inati yt rebel, moj lulepjeshkë,
Kur egërsohej në dashuri.

Dhe nuk zbritje, pa të lutur,
Pa të ardhur njëqind letra, nuk vije,
Unë te prisja në gënjeshtër,
Ti gënjeje me fuqi vërshimi.

Nuk na mbeti asgjë, pos rrënojave,
Dhe shkatërrimit, që lamë të dy,
Frika i besoi gënjeshtrës,
Titull libri, ngele ti.

Autor: Suad Bajrami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button