Kosovë, Thaçi e Pacolli përplasen për ambasadorët

Shumicës prej ambasadorëve të Kosovës u ka skaduar mandati dhe një reformim në shërbimin diplomatik po pritet të përmbyllet së shpejti, njofton Koha.net.

Kjo meqë, presidenti Hashim Thaçi tashmë ka nxjerrë disa dekrete për tërheqje dhe emërime të ambasadorëve.

Por është ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli që assesi nuk po pajtohet me disa nga dekretet për tërheqje të ambasadorëve të marra nga presidenti Thaçi, trasnmeton kp.

Së fundi mosmarrëveshje këta të dy kanë pasur rreth ambasadorit në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Thaçi kishte nxjerrë dekret për tërheqjen e Durmishit nga Mali i Zi më 6 prill të këtij viti, megjithatë më 11 prill Pacolli i kishte kërkuar presidentit përmes një shkrese që të tërheq dekretin e tij dhe ta lë në fuqi dekretin për emërimin e Durmishit si ambasador në Malin e Zi, për siç arsyetohet Pacolli “me qëllim të ruajtjes së balancit në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës”.

Mosmarrëveshje sipas një njoftimit nga MPJ, edhe zëvendësministri Besnik Hoti ka kundërshtuar emërimin e Edon Canës si ambasador në Bullgari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button