Më 31 dhjetor përfundon autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, Maqedonia ende përgatitet

Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për 53 milionë eurot, që Qeveria e Kosovës detyrohet t’ia paguajë kompanisë Bechtel-Enka, si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferi”.

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë treguar se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet  në fund të këtij viti.  Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë Bechtel-Enka.

“ Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.

Përndryshe, kjo autostradë që synon lidhjen me Rrugën e Kombit duhet të vazhdohet edhe në pjesën e Maqedonisë, megjithatë, nga pala e Maqedonisë ende nuk një projekt për realizimin e autostradës Bllacë – Shkup.

Osmani: Filluan përgatitjet për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button