Ankohen auto shkollat në Tetovë, paguajnë shumë për shfrytëzimin e poligonit

Drejtuesit e auto shkollave në Tetovë janë ankuar se bëjnë pagesa të mëdha për shfrytëzimin e poligonit, ndërsa ankesat e tyre nuk përfillen aspak. Një kandidat për t’u futur në provim në pjesën e poligonit, duhet të paguaj 1 000 denarë, ndërsa po ashtu auto shkollat, për shfrytëzimin e poligonit paguajnë nga 5 500 denarë në muaj. Nga ana tjetër auto shkollat në Tetovë, nuk kanë të drejtën e zgjedhjes së një poligoni tjetër, por vetëm të atij që ka fituar tenderin në kuadër të qendrës së re për provime, transmeton Alsat M. 

Drejtuesit e auto shkollave thonë se kjo dëmton buxhetin e tyre dhe shteti duhet të ndihmojë në rregullimin e çmimit.

Drejtuesit e poligonit nga ana tjetër nuk deshën të prononcohen para kamerave por, për Alsat thonë se auto shkollat kanë pranuar që të nënshkruajnë kontratë për shfrytëzimin e këtij poligoni ndërsa kërkesës së tyre për uljen e çmimit i janë përgjigjur njëherë duke e ulur për 2000 denarë edhe atë nga 7500 në 5500 denarë”.

Sipas pronarëve të auto-shkollave, defekti qëndron te ligji i cili mundëson që, një poligon të fitojë tenderin për mbajtjen e provimit ndërsa auto shkollat janë të obliguara që të kryejnë shërbimet tek ai poligon që do fitojë tenderin për mbajtje të provimeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button