Merkel në G7 do të bisedojë me Trump për Iranin dhe tarifat

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se në takimin e radhës të G7 në Kanada më 8-9 qershor shpreson që të diskutojë mbi programin bërthamor të Iranit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve në një seancë të posaçme të parlamentit, Merkel tha se çështjet që ndajnë Washingtonin dhe partnerët e tij evropianë, përfshirë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe tarifat tregtare të SHBA-ve, do të jenë ndër çështjet që ajo do të ngre në bisedimet e saj dypalëshe.

“Natyrisht do të përpiqem të flas me presidentin amerikan për problemet aktuale që kemi, veçanërisht lidhur me Iranin dhe me tarifat e tregtisë”, tha ajo.

Merkel, nuk pranoi të bëjë ndonjë koment mbi vërejtjet e ambasadorit të ri dhe kontrovers të SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenel, i cili publikisht kritikoi javën e kaluar politikat e saj dhe u zotua të mbështesë lëvizjet populiste anti-establishment në të gjithë Evropën.

Kancelarja gjermane vetëm tha se nënsekretari i Ministrisë së Jashtme do të bisedonte sot me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button