Manchester United transferon mbrojtësin 19 vjeçar

Klubi i Premier Ligës angleze, Manchester United, ka transferuar mbrojtësin portugez nga Porto, 19 vjeçarin Diogo Dalot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga klubi thuhet se është arritur marrëveshje me Porton për transferimin e mbrojtësit të djathtë Diogo Dalot. Dalot i cili luan për kombëtaren nën 21 vjeç të Portugalisë ka nënshkruar marrëveshje 5+1 vjeçare me Manchester United.

Nuk ka informacione në lidhje me klauzolën e futbollistit 19 vjeçar ndërkaq mediat britanike thonë se për këtë transferim Manchester United do t’i paguajë Portos 19 milionë stërlina.

Dalot është futbollisti i dytë i transferuar nga Manchester United gjatë periudhës së transferimit veror, pas mesfushorit brazilian Fred.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button