Të enjtet do të realizohet deinsektimi në Tetovë

Me datë 07.06.2018 (e enjte) do të realizohet dezinsektimi nga toka në territorin e Komunës së Tetovës për zhdukjen e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë, njoftojnë nga Komuna.

“Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 24:00, dhe i njëjti do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit. Procesi I dezinsektzimit do të kryhet vetëm në kushte të mira atmosferike, dhe në rast të motit me shi ose erë të forte i njëjti do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër, për çka në kohë do të njoftohen qytetarët. Qytetarët të cilët merren me bletari duhet  që të marrin masa  mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit dhe mos largim të bletëve nga vendi i tyre 5-6 orë pas trajtimit të territorit. Për dezinsketim do të përdoret substance AURODIL e tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim edhe atë 50ml/5L”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button