Irani, kombëtarja e parë që arriti në Rusi

Kombëtarja e Iranit në futboll është përfaqësuesja e parë e cila ka udhëtuar në Rusi, ku nga 14 qershori deri më 15 korrik do të mbahet Kampionati Botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollistët iranianë të kryesuar nga trajneri Carlos Queiroz në Moskë arritën të martën mbrëma, nëntë ditë para fillimit të Botërorit. Përgatitjet për Kampionatin Botëror do të vazhdojnë në kampin stërvitor Lokomotive Bakovka në afërsi të kryeqytetit rus.

“Të jesh në Rusi është një ëndërr e vërtetë për futbollin iranian. Këtë e kemi arritur me anë të punës së madhe dhe sakrificës, e cila vetëm rrit ndjenjën e krenarisë dhe privilegjit për të qenë këtu. Ekipi iranian do të gëzojë faktin se ata do të konkurrojnë me ekipet më të mira. Kemi ardhur me synimin që të përpiqemi që kjo ëndërr të zgjasë sa më tepër”, tha Queiroz pas arritjes në Rusi.

Para iranianëve është edhe një ndeshje kontrolluese në prag të fillimit të Botërorit. Më 8 qershor Irani do të përballet me Lituaninë në Moskë ndërsa shtatë ditë më vonë në xhiron e parë të grupit “B” në Shën Petersburg do të përballet me Marokun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button