Stoltenberg mirëpret marrëveshjen Turqi-SHBA për Munbixhin

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg sot tha se e mirëpret marrëveshjen SHBA-Turqi për udhërrëfyesin për Munbixhin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komenti i Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg erdhi gjatë një konference për media përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Udhërrëfyesi për Munbixhin u shpalos të hënën në Washington pas takimit mes ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Marrëveshja përqendrohet në tërheqjen e grupit terrorist të YPG-PKK-së nga qyteti verior i Sirisë dhe stabilitetin në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button