“Të djegurit” nga rikonstruimi, janë “rehatuar” në Qeveri

Koordinatorët e rinj të emëruar për Kulturë dhe Shëndetësi, do të marrin rroga më të ulëta se ministrat, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke mos precizuar se cila është vlera e rrogës së tyre, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria thonë se rritja e numrit të personave të emëruar në këto funksione është nevoje reale, por nga atje nuk zbulojnë se cilat do të jenë obligimet e kuadrove të rinj, për të cilët opinioni ka përshtypje se Qeveria kërkon mënyrë se si “ta rehatojë” kuadrin i cili u “dogj” apo ngeli pa poste me rikonstruimin e Qeverisë.

“Bëhet fjalë për funksione të cilët sillen me vendim të Qeverisë, nuk janë funksione të reja. Qeveria ka mundësi që të emërojë koordinator nacionale për sektorë të ndryshme. Po ngritet koordinim në nivel më të lartë, për shembull, në kulturë. Koordinator nacional ka pasur edhe në Qeverinë paraprake”, deklaroi Boshnjakovski dhe shtoi se rroga e këtyre koordinatorëve nacional do të jetë më e ulët se e ministrave.

Në seancën e djeshme qeveritare, ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakaroski u emërua koordinator nacional për shëndetësi, ndërkaq në seancën paraprake, Qeveria e ka emëruar ish ministrin e Kulturës, Robert Allagjozovski, koordinator për zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim mes resorëve.

Me dy emërimet e fundit, numri i koordinatorëve nacionale, bashkë me zëvendësit e tyre nga shtatë, është rritur në 9.

Paraprakisht, profesori Vlladimir Pivovarov është meëruar koordinator nacional për menaxhim kufitar, ndërkaq zëvendës i tij është zgjedhur Bajram Berat. Stevo Pendarovski është zgjedhur koordinator nacional për anëtarësim në NATO, ndërkaq për implementimin e platformës nacinale për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat koordinator ësthë gjedhur Pavle Trajanov. Qeveria e ka emëruar edhe Borçe Petrevskin për koordinator për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, ndërkaq si zëvendës janë emëruar Xhelajdin Ajvazi dhe Zllatko Apostolloski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button