SHBA shpreson që Maqedonia dhe Greqia do të mbarojnë së shpejti me bisedimet

Shtet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shpreson që Maqedonia dhe Greqia do t’i mbarojnë bisedimet për emrin që të hapet rruga për hyrje të vendit në NATO në samitin e korrikut, ka porositur në deklaratë për “Telma”, ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kej Bejli Hatçison, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia i plotëson të gjitha kushtet, është i nevojshëm hapi final. Nga Samiti paraprak është e qartë se NATO është e gatshme që t’i fillojë bisedimet hyrëse me Maqedoninë menjëherë sa të zgjidhet çështja e emrit. Besoj se ministrat e dy vendeve punojnë shumë me përkushtim që të arrijnë deri në zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Sa të arrihet marrëveshja dhe kërkesa kyçe të plotësohet, vlerësoj se Maqedonia do ta fillojë procesin e hyrjes në NATO. Aleanca ishte e qartë se Maqedonia i plotëson kushtet, përveç emrit dhe sa të zgjidhet ajo ne e duam si partner të barabartë. SHBA fuqishëm e përkrah pranimin e Maqedonisë dhe shpresoj që ajo do të duhet që të ndodh edhe në samitin e ardhshëm, por ajo se çfarë kërkohet nga të dy vendet është që t’i mbarojnë bisedimet dhe të hapin rrugë për hyrje të Maqedonisë deklaroi Kej Bejli Hatçinson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button