RDK shpreh ngushëllime per vdekjen e poetit Ali Podrimja

Me dhembje dhe tronditje të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të poetit të madh të letërsisë shqipe, akademikut, publicistit dhe prindit Ali Podrimja.

Ikja e tij e hershme nga kjo botë do të lë zbrazëtirë të madhe në letërsinë artistike shqiptare, do t’iu mungojë lexuesve por më tepër familjes me të cilën ish aq shumë i lidhur.

Poezia e Podrimjes do të mbetet vula më e qartë dhe e pashlyeshme e vuajtjeve të Kosovës, idealit për liri dhe shpresës për një Kosovë të lire. 
Ashtu siç do të mbahet mend për vargun e tij emblematik “Kosova është gjaku im që nuk falet”, për shqiptarët e Maqedonisë, veçanërisht për gostivarasit, do të mbahet mend me poezitë e tij “Vajtojcat e Rekës” dhe “Djali me këmishë të Gostivarit” me të cilat i tregoi botës lashtësinë tone, vuajtjet e terrorin si dhe ushqeu ndjenjën e lirisë edhe në këto anë.

Në këto çaste të rënda përplot dhimbje e pikëllim, Rilindja Demokratike Kombëtare me zemër është pranë familjes së poetit duke u solidarizuar dhe ndarë dhembjen me ta dhe me gjithë ata që e njohën, e lexojnë dhe e deshën fortë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button