Sholtes: Mos fajësoni BE-në për vizat, Kosova u vonua në këtë proces

aportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes gjatë vizitës së tij në Kosovë ka thënë se liberalizimi i vizave është vonuar shumë, por sipas tij, për këtë nuk duhet të fajësohet Bashkimi Evropian, njofton Koha.net.

Në konferencën për media, Sholtes ka thënë se Kosova është vonuar dy vjet dhe procesi i liberalizimit të vizave është dashur të përfundojë në kohë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë që tashmë kanë fituar liberalizimin e vizave, transmeton Koha.net.

“Liberalizimi i vizave realisht është vonuar shumë, por mos e fajësoni Bashkimin Evropian për mos liberalizim sepse Kosova është vonuar dy vite dhe është dashur që këtë proces ta kryejë të njëjtën kohë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Po e bëjë më të mirën nga ana jonë në Parlamentin Evropian, sa i perket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Sholtes.

Kjo do të shprehet në raportin e progresit për Kosovën në PE, shumë shpejtë. Ne nga Parlamenti Evropian gjithmonë jemi në favor të liberalizimit por varet edhe nga raporti që përgatit Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP